Saturday, October 19, 2024
HomeLAJMEHelmi i kësaj merimange mund të zgjidhë një problem tek meshkujt

Helmi i kësaj merimange mund të zgjidhë një problem tek meshkujt

Kafshimi i një lloj merimange ka një efekt anësor tepër interesant: A mund të ndihmojë në trajtimin e disfunksionit erektil?

Studiuesit në Brazil po hetojnë nëse helmi i kësja merimange mund të ndihmojë në trajtimin e disfunksionit erektil.

Kafshimi i të ashtuquajturës merimanga e bananes dihet se shkakton ereksione të dhimbshme dhe të zgjatura dhe shkencëtarët tani po përdorin helmin e saj për të zhvilluar një molekulë sintetike.

Studiuesit brazilianë filluan të studiojnë këtë efekt anësor kurioz tre dekada më parë.

Por pse?

Sipas studiueses Marcia Helena Borges në FUNED (Fondacioni Ezequiel Dias) ata “panë që pacientët që erdhën në klinikë dhe ishin pickuar nga kjo merimangë shfaqnin një simptomë karakteristike, që ishte priapizmi, i cili është një ereksion i dhimbshëm dhe i zgjatur”.

Molekula shkakton lirimin e oksidit nitrik, një kimikat thelbësor për ereksionet pasi rrit qarkullimin e gjakut dhe lejon enët e gjakut të zgjerohen.

Çfarë është një merimangë banane?

I mbuluar me qime të trasha kafe dhe me një madhësi maksimale deri në 15 centimetra, ky arachnid është një nga më helmuesit në botë. Gjendet në disa vende të Amerikës së Jugut dhe u mbiquajt për praninë e tij të zakonshme në plantacionet e bananeve. Quhet gjithashtu “merimanga endacake” ose “merimanga e armatosur”.

Në shtetin brazilian juglindor të Minas Gerais, ai gjendet në zonat rurale si dhe në qendrat urbane. Pse ky hulumtim konsiderohet i rëndësishëm dhe premtues?

Në Fondacionin Ezequiel Dias (FUNED), një qendër kërkimore mjekësore në kryeqytetin e shtetit Belo Horizonte, një biolog kap me delikatesë një nga merimangat me një palë piskatore dhe stimulon për të marrë disa pika helm.

Maria Elena, profesoreshë në UFMG (Universiteti Federal i Minas Gerais) thotë se hulumtimi mund të jetë veçanërisht i rëndësishëm për meshkujt të cilëve u është hequr prostata.

“Ka rezistencë të madhe mes meshkujve për t’iu nënshtruar një operacioni radikal të prostatës, për shembull në rastin e kancerit, sepse kjo çon në mosfunksionim erektil,” thotë ajo.

“Dhe në këtë rast, pasi peptidet janë aktive te meshkujt të cilëve u është hequr prostata, kjo mund të mundësojë më tej trajtimin e hershëm të kancerit”.

Disfunksioni erektil prek dhjetëra miliona burra në mbarë botën.

Kur do të jetë i disponueshëm trajtimi?

Biologia Carolina Nunes thotë se përbërja e krijuar nga studiuesit ka “potencial të madh për t’u bërë një ilaç i njohur ndërkombëtarisht”.

Pasi faza e parë e provave klinike u miratua nga agjencia rregullatore e Brazilit Anvisa, ilaçi tani ka kaluar në të dytën nga tre fazat përpara se të miratohet për shitje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments