Bizneset amerikane kontribuues madhor në zhvillimin e Shqipërisë

0
6

I Ngarkuari me Punë i ambasadës së SHBA në Tiranë, David Ëisner dhe zyrtarë të ambasadës u takuan me Presidentin në largim të Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaco për ta falënderuar për përpjekjet e tij për të forcuar lidhjet e biznesit SHBA-Shqipëri. Ata gjithashtu takuan drejtues të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim për të diskutuar mbi 200 milionë dollarë investime të tyre në Shqipëri. Ata biseduan edhe me zyrtarë të kompanisë amerikane të energjisë së rinovueshme CËP për të diskutuar planet e tyre emocionuese për një projekt të madh për energji nga era dhe dielli në veri të Shqipërisë. “U takuam gjithashtu me investitorë amerikanë nga Adriatic Resorts për të diskutuar planet e tyre për një projekt rizhvillimi urban me vlerë 200 milionë dollarë në Tiranë. Bizneset amerikane mund të jenë kontribuues madhor në zhvillimin e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.