Sunday, November 24, 2024
HomeSHKENCA DHE JETANë retë e qiellit ka mikroplastikë?!

Në retë e qiellit ka mikroplastikë?!

Studimet e kryera në Japoni treguan se në retë ka mikroplastikë që janë të dëmshme për shëndetin e njeriut. Në një studim të kryer në Universitetin Waseda të Japonisë, u hetua prania e mikroplastikës tek retë. Në studim, studiuesit mblodhën mostra nga retë në një lartësi prej 1.300 deri në 3.776 metra nga malet Fuji dhe Oyama dhe i ekzaminuan këto mostra me teknika të avancuara imazherie. Pas ekzaminimit të mostrave, në retë u gjetën 9 lloje të ndryshme polimeresh. Studiuesit përcaktuan se ka mesatarisht 6.7 deri në 13.9 grimca mikroplastike në çdo litër avull uji në re dhe nënvizuan se kjo situatë mund të ndikojë në klimë. “Nëse nuk trajtohet problemi i ‘ndotjes plastike të ajrit’, mund të ndodhin ndryshime klimatike dhe rreziqe ekologjike dhe të shkaktojnë dëme serioze të pakthyeshme në mjedis në të ardhmen”, tha studiuesi Hiroshi Okoçi. Rezultatet e hulumtimit u publikuan në revistën “Environmental Chemistry”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments