Territori i Kosovës përgjatë gjithë të premte; do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime të shpeshta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat veriore të vendit. Parashikohet që kthjellimet më të theksuara të jenë në zonat Jugore të Kosovës. Ndërsa; në zonat Veriore dhe veroiperëndimore, herë pas here vranësirat pritet vranësira të shpeshta POR nuk priten reshje. Temperarurat e ajrit do të luhaten nga 12 gradë C deri në 27 gradë C.
Pjesa më e madhe e territorit të MV parashikohet që të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të kthjellimeve dhe kalime vranësirash. Më të dukshme kthjellimet pritet të jenë në zonat Jugore dhe Jugperëndimore në orët e para të ditës. Ndërsa në vijim do të theksohen vranësirat të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat veriperëndimore. Temperaturat e ajrit do të luhaten nga 11 gradë C më e ulëta deri në 30 gradë C pritet vlera maksimale në rang territori.
Ishujt Britanikë dhe gadishulli Skandinav do të MBETEN nën dominimin e motit të paqëndrueshëm, KU do të kenë vranësira të shumta të cilat herë pas here do të gjenerojnë rrebeshe shiu të shoqëruara me mini stuhi ere. Gjithashtu; Brigjet e detit Egje dhe gadishulli Apenin do të PARAQITEN me vranësira dhe reshje të dendura shiu. Ndërsa krejt Ndryshe PARAQITETE Europa Jugperëndimore, Europa Qëndrore si edhe pjesërisht gadishulli i Ballkanit KU do të ketë mbizotërim të kthjellimeve dhe kalime të pakta vranësirash. Pritet që kthjellimet të jenë dominante edhe ne Europën Lindore.