Nisi në “Shtëpinë e Futbollit” UEFA Women’s Development U-15.
Shqipëria e drejtuar nga Kreshnik Krepi u përball me Luksemburgun U-15 dhe në fund doli e mposhtur me rezultatin 0-3.
Trajneri shkodran kishte rreshtuar nga fillimi këtë formacion: Lusia Krraba, Desara Lorja, Hasije Jonuz, Marina Rushaj, Nejla Rakipaj, Albana Malaj, Kiara Syla, Audrina Lajthiza, Gurie Memetaj, Melina Kryemadhi, Kejsi Kacorri.
Vajzat luksemburgase e mbyllën pjesën e parë në epërsinë e dy golave, ndërsa në të dytën shënuan edhe një gol tjetër. Takimi i radhës për Shqipërinë U-15 është ndaj Maltës, të premten prej orës 14:00.
Ndërkohë paraditen e së mërkurës, u zhvillua edhe takimi i parë i këtij turneu, mes Ishujve Faroe dhe Maltës, që përfundoi me rezultatin e thellë 5-0.
Kalendari i plotë i ndeshjeve ‘UEFA Development U-15’:
27 shtator
Ishujt Faroe U15 – Maltë U15 5-0
Shqipëri U15 – Luksemburg U15 0-3
29 shtator
Luksemburg U-15– Ishujt Faroe U-15, 11:00 “Shtëpia e Futbollit”, Tiranë
Shqipëri U-15 – Maltë U-15, 14:00 “Shtëpia e Futbollit”, Tiranë
2 tetor
Maltë U-15 – Luksemburg U-15, 10:00 “Shtëpia e Futbollit”, Tiranë
Shqipëri U-15 – Ishujt Faroe U-15, 14:00 “Shtëpia e Futbollit”, Tiranë