Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORT“Skënderbeu” triumfon ndaj “Erzenit” në transfertë

“Skënderbeu” triumfon ndaj “Erzenit” në transfertë

“Skënderbeu” triumfon ndaj “Erzenit” me rezultatin 2- 1. Ndeshja e cila çeli javën e gjashtë të superligës u vendos nga golat e Dean Licos në minutën e 22′ dhe Klevis Shaqes në minutën e 69′. Skuadra nga Shijaku ngushtoi shifrat në limitet e shtesës në pjesën e dytë, konkretisht në minutën e 97′, nga pika e bardhë e 11 metërshit, me autor Kahrimanoviç, por nuk pati më kohë për të reaguar, duke u “kthyer me këmbë në tokë”, pas fitores me “Tiranën”, një javë më parë. Me këtë fitore “Skënderbeu” ngjitet në vendin e tretë, në kuotën e 9 pikëve, 1 pikë më pak se “Tirana” dhe “Egnatia” që kryesojnë tabelën e klasifikimit. Me himbjen pësuar sot “Erzeni” mbetet në kuotën e 8 pikëve, duke humbur një mundësi ideale për të marrë dhe kreun e klasifikimit përkatësisht. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës, u karakterizua nga 11-metërsha, ku u vërshëllyen 4 dhe u shënuan 2 prej tyre. Java e 6-të e superligës vijon me sfidat “Vllaznia”-“Egnatia”, sot ora 18:00. Në 20:15 në “Niko Dovana”, “Teuta”-“Kukësi”. Kjo javë mbyllet të enjten ora 15:00 me sfidën “Laçi”-“Dinamo City”. Ndeshja e parashikuar për këtë javë derbi “Partizani”-“Tirana” është shtyrë për tu luajtur në Tetor. Klasifikimi momentalisht kryesohet nga “Tirana” dhe “Egnatia” me nga 10 pikë. Ndje “”Skënderbeu” me 9 pikë. Më pas janë me nga 8 pikë “Vllaznia”, “Erzeni” dhe “Partizani”. Në vend të 7 me 7 pikë “Laçi”. Në vend të 8 “Teuta me 4 pikë dhe në dy vendet e fundit me nga 3 pikë “Kukësi” dhe “Dinamo City”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments