Platforma e bashkërendimit me autoritet e linjës për sigurinë ushqimore synon të rrisë angazhimin dhe ndërgjegjësimin e strukturave në të gjitha nivelet për rritjen e sigurisë ushqimore në të gjithë zinxhirin ushqimor. Përfaqësuesit e institucioneve të linjës zhvilluan takimin mbi platformën e Bashkërendimit të Sigurisë Ushqimore, ku morën pjesë zv/ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arian Jaupllari, bashkë me kryetarët e bashkive dhe drejtoreshën e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Jeta Deda, drejtorin e AKVMB, Rolandi Meçe dhe prefekten e qarkut Shkodër Majlinda Angoni. Në këtë takim merrnin pjesë edhe drejtorët e Policisë së Qarkut, Policisë kufitare dhe Tatimeve, ku u diskutua gjerësisht për bashkëpunimin dhe bashkërendimin e strukturave për garantimin e sigurisë ushqimore dhe ndërtimin e programeve të përbashkëta ndërgjegjësimi për fermerët, operatorët e biznesit ushqimor dhe peshkatarët. Gjithashtu në takim u shtruan çështje të rëndësishme për fuqizimin e sektorit të bujqësisë, si formalizimi, projektet e ujitje-kullimit, menaxhimin i tokës, aksesi në tregjet bujqësore dhe markatat e peshkut, shëndeti i bimëve dhe i kafshëve, etj.
AKU, platformë bashkërendimi për sigurinë ushqimore
RELATED ARTICLES