Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAHill: Po shqyrtohen hapa të mëtejshëm

Hill: Po shqyrtohen hapa të mëtejshëm

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se përshkallëzimi i dhunës në Banjskë të Zveçanit është “një ngjarje tragjike” dhe se po shqyrtohen hapa të mëtejmë. “Ne të gjithë duhet të dënojmë vrasjen e një pjesëtari të Policisë së Kosovës dhe gjithmonë na vjen keq për humbjen e jetës, por duhet të vazhdojmë me procesin politik”, tha Hill më 26 shtator në Beograd, transmeton agjencia Beta. Ai theksoi se procesi diplomatik duhet të “forcohet” në ditët dhe javët në vijim. Hill mori pjesë të takimin e përfaqësuesve të shteteve të QUINT-it dhe shefit të delegacionit të Bashkimit Evropian me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Por, diplomati amerikan nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve se për çfarë është biseduar me presidentin e Serbisë. Vuçiq më herët shkroi në Instagram se gjatë takimit me diplomatët ndërkombëtarë kishte kërkuar që misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, “KFOR të kujdeset për të gjitha çështjet e sigurisë në veri të Kosovës”. Shtetet perëndimore kanë dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit – komunë në veri të Kosovës e banuar me shumicë serbe – më 24 shtator. Një grup i armatosur, që sipas autoriteteve përbëhej prej rreth 30 personash, sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments