Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAChollet : Palët të kthehen në dialog

Chollet : Palët të kthehen në dialog

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit. Në një postim në rrjetin X, ai ka shkruar se e ka dënuar dhunën kundër Policisë së Kosovës ku ka mbetur i vdekur rreshteri Afrim Bunjaku. Diplomati amerikan ka theksuar se palët duhet të kthehen në dialog dhe të zbatojnë zotimet e marrëveshjes së Ohrit. “Bisedova me kryeministrin Albin Kurti për sulmin e tmerrshëm të dielën në Kosovë. Dënova ashpër dhunën kundër Policisë së Kosovës; shpreha ngushëllime për humbjen e rreshterit Afrim Bunjaku. Të dyja palët duhet të kthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe të implementojnë premtimet e (marrëveshjes së) Ohrit”, ka shkruar Chollet. Duke njoftuar për bisedën me presidentin e Serbisë, Chollet ka theksuar rëndësinë e de-përshkallëzimit dhe shmangien e veprimeve që mund të nxisin më tej tensionet. “Bisedova me presidentin Vuçiç për rëndësinë e de-eskalimit të menjëhershëm në veri të Kosovës dhe shmangien e veprimeve që mund të nxisin më tej tensionet. Humbja tragjike e jetës thekson nevojën urgjente për të rivendosur qetësinë dhe për t’u kthyer në Dialogun e lehtësuar nga BE”, ka shkruar ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments