Saturday, October 19, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAHakerët kinezë "infektojnë" Afrikën

Hakerët kinezë “infektojnë” Afrikën

Edhe pse mendohej se ishte rregulluar si problematikë, sulmet informatike me metodën e vjetër të viruseve me çelësat USB janë rikthyer. Hakerët kinezë dyshohet se kanë vënë në shënjestrën e tyre vendet në zhvillim, si Afrika, të cilat vazhdojnë t’i përdorin këto pajisje të bëra gjithnjë e më të rralla në botën e modernizuar ku gjithçka lëviz nga interneti dhe “reja informatike”. Grupi kinez “Unc53” po vepron që prej fillimvitit të shkuar, thotë studiuesi Brendan MekKig (o. McKeague), me disa objektiva sulmi nëpër botë, por kryesisht Afrikën, ku Kina ka edhe interesa ekonomikë. Në Afrikë, infektimet me çelësat USB kanë prekur 29 kompani, duke nisur nga vendet si Egjipti, Zimbabve, Tanzania, Kenia, Gana dhe Madagaskari. Sipas studiuesit që punon në kompaninë e sigurisë “Mandiant”, infektimet nga Afrika mund të kenë një efekt domino në disa rajone të botës. Qershorin e kaluar, studiuesit zbuluan edhe një tjetër grup kinez, Camaro Dragon, i cili përdorte programin infektues të quajtur WispRider për të vjedhur të dhënat nëpërmjet USB-së.Paralelisht me këtë rrezik po përhapet edhe fenomeni “Dead Drops”, çelësat USB që instaluar nëpër muret e qyteteve të ndryshme të botës. Ky projekt nisi në vitin 2010 si një shtysë artistike e gjermanit Aram Bartholl me objektivin për të krijuar një rrjet interneti alternativ për shkëmbimin e lirë dhe anonim të të dhënave. Në gjithë botën aktualisht janë vendosur 2.300 çelësa USB në muret e qyteteve, nga të cilat 90 edhe në Itali.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments