Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTKombëtarja e të amputuarve përgatitet për Ligën e Kombeve

Kombëtarja e të amputuarve përgatitet për Ligën e Kombeve

Kombëtarja shqiptare e të amputuarve po përgatitet me seriozitet maksimal për pjesëmarrjen në turneun ndërkombëtar të Ligës së Kombeve, që do organizohet nga Federata Europiane e Futbollit për të Amputuar në bashkëpunim me UEFA-n në Skoci në datat 27-29 tetor. Kombëtarja më e veçantë kuqezi ka zhvilluar këtë fundjavë një ndeshje përgatitore në fushën e Shtëpisë së Futbollit, ku morën pjesë të gjithë lojtarët, teksa FSHF ka dhënë mbështetjen maksimale, që skuadrës t’i krijohen të gjitha kushtet në çdo aspekt për t’u përgatitur sa më mirë për këtë pjesëmarrje historike. Kombëtarja shqiptare garon në Divizionin D të Ligës së Kombeve të Futbollit për Amputuar së bashku me Kosovën, Azerbajxhanin, Holandën dhe Skocinë, kurse ndeshjet do të luhen në qendrën sportive Dalgety Bay, Fife, Skoci. Kapiteni i Kombëtares, Julian Çela, njëkohësisht edhe themeluesi i kësaj skuadre, është shfaqur i emocionuar për të gjithë këtë rrugëtim, teksa e cilëson futbollin si një terapi të mirë dhe një mundësi unike për të përfaqësuar Shqipërinë dhe ngjyrat kuqezi në kompeticione ndërkombëtare për të amputuar. “Është një emocion shumë i bukur dhe në fillim djemtë nuk e besonin kur unë e mblodha dhe e themelova këtë ekip. Pak a shumë vinin, por thonin ‘shiko, se nuk luhet futboll me një këmbë’, por dalëngadalë ata e kuptuan se, po, jetës i rikthehesh dhe një herë. Dhe futbolli është terapi që njeriun e nxjerr jashtë atyre mureve të izolimit ku ishin këto djem dhe kështu u bëmë pjesë e shoqërisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments