Saturday, November 23, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAA e dini se fëmijet ?!

A e dini se fëmijet ?!

UNICEF-  publikoi analizën e parë gjithëpërfshirëse të rrezikut klimatik nga perspektiva e një fëmije. Ai tregon se pothuajse çdo fëmijë në botë është në rrezik nga të paktën një nga rreziqet klimatike dhe mjedisore. Indeksi i Rrezikut të Klimës për Fëmijët zbulon se qindra miliona fëmijë në mbarë botën janë shumë të ekspozuar ndaj goditjeve specifike klimatike të tilla si përmbytjet, ciklonet, sëmundjet e shkaktuara nga vektorët si malaria ose dengoja, ndotja nga plumbi, valët e nxehtësisë dhe mungesa e ujit.

Ndotja e ajrit është kërcënimi më i madh pasi një miliard fëmijë vlerësohet të jenë shumë të ekspozuar ndaj niveleve jashtëzakonisht të rrezikshme të ndotjes së ajrit. Çdo fëmijë në planet është i prekur prej saj edhe pse asnjë fëmijë nuk është përgjegjës për rritjen e temperaturave globale. Krahasuar me të rriturit, fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj kimikateve toksike, ndryshimeve të temperaturës dhe sëmundjeve dhe kështu, ata do të vuajnë më shumë nga ndryshimet klimatike. UNICEF-i u kërkon qeverive dhe bizneseve që të japin përparësi dhe të përshpejtojnë punën për të reduktuar në mënyrë dramatike emetimet e gazeve serrë. Ekzistojnë 33 vende me “rrezik jashtëzakonisht të lartë” që emetojnë kolektivisht vetëm 9 për qind të emetimeve globale të CO2.  Në anën tjetër, 10 vendet me emetimin më të lartë së bashku përbëjnë gati 70 për qind të emetimeve globale, por vetëm një nga këto vende është në listën e atyre që do të vuajnë më shumë nga pasojat e ndryshimeve klimatike.

Për këtë arsye, është i domosdoshëm bashkëpunimi global për të trajtuar ndryshimet klimatike. Bota nuk është në rrugën e duhur për të shmangur një rritje të temperaturave globale, e cila do të ishte katastrofike për brezin e ardhshëm – fëmijët e sotëm. Na mbetet vetëm të kujtojmë zjarret dhe përmbytjet në të gjithë Evropën. Nderkohe, mbretëria e Bashkuar ka vendosur planet e saj për të sjellë emetimet e saj në Vlerën Neto Zero deri në vitin 2050 dhe për të mbledhur fonde për të ndihmuar të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Sipas mbretërise se Bashkuar mund te kufizojmë ngrohjen globale në 1.5 gradë dhe të ndërtojmë një planet të pastër dhe të begatë për fëmijët tanë dhe brezat e ardhshëm. Konferenca e Rinisë së OKB-së për Ndryshimet Klimatike, një nga konferencat më të mëdha globale klimatike të udhëhequra tërësisht nga të rinjtë në botë, do te siguroje që zërat e të rinjve, jeta e të cilëve është prekur më shumë, të merren parasysh nga udhëheqësit globalë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments