Saturday, October 19, 2024
HomeSOCIALEPolicia shpëton 23 turistë të bllokuar në kanionin e Langaricës

Policia shpëton 23 turistë të bllokuar në kanionin e Langaricës

Punonjësit e Policisë iu kanë ardhur në ndihmë 23 turistëve gjermanë, polakë e francezë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në kanionin e Langaricës, Përmet. Policia e Shtetit njoftoi sot se, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, mesditën e sotme kanë marrë njoftim se gjatë eksplorimit të natyrës në këmbë, 23 turistë kanë mbetur të bllokuar, në zonën e quajtur “Kanioni i Langaricës”, në Përmet. Menjëherë janë nisur në drejtim të kësaj adrese, bashkë me shërbimet e zjarrfikësve. Pavarësisht reshjeve të shumta të shiut, pas disa orësh kërkime shërbimet e Policisë kanë gjetur 23 turistët gjermanë, polakë e francezë në vendin ku kishin mbetur të bllokuar për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës nga reshjet. 23 turistët janë shoqëruar për në Përmet dhe iu është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore, e aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë falënderuar shërbimet e Policisë, për humanizmin dhe për ndihmën që iu ofruan. Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments