Saturday, October 19, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARESHBA i huazon Polonisë 2 miliardë dollarë për modernizimin e forcave të...

SHBA i huazon Polonisë 2 miliardë dollarë për modernizimin e forcave të mbrojtjes

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë një hua të drejtpërdrejtë prej 2 miliardë dollarësh për Poloninë për të mbështetur modernizimin e forcave të mbrojtjes të vendeve anëtare të BE-së dhe NATO-s, deklaroi Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) Kredi të tilla, të quajtura hua të drejtpërdrejta nga financimi i huaj ushtarak (FMF), “janë një instrument bashkëpunimi për sigurinë i rezervuar për disa nga partnerët tanë më të rëndësishëm të bashkëpunimit të sigurisë”, theksoi DASH. “Polonia është një aleate besnike e Shteteve të Bashkuara dhe siguria e Polonisë është jetike për mbrojtjen kolektive të krahut lindor të NATO-s”, theksoi Departamenti i Shtetit në një deklaratë. “Përveç rolit të saj qendror mbështetës në lehtësimin e ndihmës ndërkombëtare për Ukrainën fqinje, Polonia ka demonstruar angazhimin e saj të hekurt për forcimin e sigurisë rajonale përmes investimeve të saj të fuqishme në shpenzimet e mbrojtjes”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments