Do të ketë përmirësim të dukshmë të kushteve të motit në republikën e kosovës KU priten kthjellime dhe rritje graduale e temperaturave të ajrit si pasojë e qarkullimit të masave ajrore më të ngrohta me origjinë perëndimore. POR orët e pasdites do të sjellin kalim të vranësirave të lehta nëpër të gjithë vendin, megjithatë nuk priten reshje. Kjo situatë e qëndrueshme meteorologjike do të vijojë në mbrëmje dhe gjatë natës.
Republika e MV do të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që orët e paradites të paraqiten me mot të kthjellët në të gjithë MV NDERSA orët e pasdites do të sjellin vranësira në pjesën më të madhe të MV, më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Jugperëndimore duke rrezikuar rrbeshe afat-shkurtra shiu. Po ashtu, edhe në territorin e MV do të ketë rritje të temperatuarave të ajrit duke bërë që termometri të ngjitet deri në 30°C.
Zhvillimi i një qëndre të fuqishme Ciklonare në Juglindje të kontinentit do të diktojë kushtet atmosfrike në brigjet e detit Egje duke bërë që rrebeshet e shiut dhe mini-stuhitë e forta të erës të jenë dominante. PO ashtu, Europa Veriore si edhe rajoni i Balltikut do të perfshihen nga vranësira dhe shira me intensitet të lartë NDERSA pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare.