Përfundon ndërtimi i lotit të parë të kanalit vaditës në fshatin Gajtan

0
9

Në njësinë administrative Guri i Zi, Shkodër ka përfunduar ndërtimi i lotit të parë të kanalit vaditës në fshatin Gajtan. Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci tha se “i futur tërësisht në tubo 700 mm dhe me puseta gjatë gjithë gjatësisë së tij, ky kanal ndihmon për vaditje të gjithë fermerët e këtij fshati”. Beci bëri të ditur se “shumë shpejt puna do të vijojë edhe në pjesën e dytë, deri në qendër të fshatit”. Ndërkohë, shtoi ai, po punohet edhe në kolektorin kryesor të kullimit të fushës në këtë njësi administrative. Rehabilitimi dhe mirëmbajtja e rrjetit vaditës në sipërfaqet bujqësore vijon të jetë një prej prioriteteve të bashkisë së Shkodrës. Rritja e sipërfaqeve të ujitshme të tokës është dëshmi e transformimit të madh që ka bërë sektori bujqësor, ku është rritur ndjeshëm prodhimi dhe eksporti i produkteve bujqësore “Made in Albania”.