Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi në një postim në platformën ‘X’ se operacioni kundër terroristëve të armatosur në Zveçan është në vijim dhe se janë konfiskuar qindra armë dhe municione. Kurti thekson se Policia e Kosovës mbetet në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in. “Në operacionin e sotëm kundër terroristëve të armatosur, Policia e Kosovës, konfiskoi qindra armë dhe municione, duke përfshirë pajisje të rënda ushtarake, si mitralozë, granata e të tjera. Policia jonë mbetet në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in. Operacioni është në vazhdim”, ka deklaruar Kurti.
Kurti: Operacioni vijon, po bashkëpunojmë me KFOR e EULEX
RELATED ARTICLES