Saturday, October 19, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBullgaria dëbon kryesuesin e Kishës Ortodokse Ruse

Bullgaria dëbon kryesuesin e Kishës Ortodokse Ruse

Bullgaria ka ndjekur rrugën e Maqedonisë së Veriut të para pak ditëve, duke i ndaluar hyrjen në vend të përfaqësuesit Kishës Ortodokse Ruse, Vasian Zmev (o. Zmeev). Së bashku me përfaqësuesin e patrikanës së Moskës janë dëbuar edhe dy qytetarë bjellorusë, të cilët i shërbenin Kishës Ruse. “Kemi informacion për veprimet e këtyre personave, që lidhen me zbatimin e elementeve të ndryshme të strategjisë hibride të Federatës Ruse për të ndikuar qëllimisht proceset socio-politike në Republikën e Bullgarisë, në favor të interesave gjeopolitike ruse,” njoftoi të enjten (21 shtator) agjencia bullgare kundër spiunazhit, SANS. Raportohet se ambasadori rus në Sofje dhe priftërinjtë ortodoksë rusë “u thirrën nga shërbimi i migracionit, ku iu tha se ata përbënin rrezik për sigurinë kombëtare të Bullgarisë ndaj edhe duhet të largoheshin që sot”. Javën e kaluar, autoritetet maqedonase dëbuan tre diplomatë rusë dhe arkimandriti Zmev me dyshimet se ishin spiunë. Kleriku rus ka menaxhuar prej pesë vitesh Kishën Ruse në kryeqytetin bullgar, por vitin e kaluar u caktua nga patriku rus Kiril që të drejtonte edhe kishën në Maqedoninë V.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments