Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAEULEX: Të gatshëm të mbështesim institucionet

EULEX: Të gatshëm të mbështesim institucionet

Kreu i Misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano ka reaguar ndaj ngjarjeve të rënda në veri të Kosovës duke dënuar sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të komunës së Zveçanit, ku një efektiv policie mbeti i vrarë dhe u plagos një tjetër. Barbano shprehet se EULEX-i mbështet institucionet e Kosovës në ruajtjen e stabilitetit. “EULEX-i, si reagues i dytë i sigurisë, është plotësisht i angazhuar në monitorimin nga afër të situatës në vend, duke qëndruar i gatshëm të mbështesë institucionet e Kosovës në masën maksimale të mundshme në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë së të gjitha komuniteteve të saj, në koordinim të ngushtë me KFOR-in”, shkruan Barbano në rrjetin social X.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments