Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETEuropa,Rajoni Moti-E Hënë,25 Shtator 2023

Europa,Rajoni Moti-E Hënë,25 Shtator 2023

Republika e Kosovës; deri në mesditë do të jetë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, duke bërë që të ketë vranësira të dendura dhe reshje të pakta e të izoluara. POR pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim të theksuar të motit duke larguar reshjet nga i gjithë territori i Kosovës dhe për pasojë; kthjellimet do të jenë dominante në të gjithë Kosovën më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në zonat Jugore dhe Jugperëndimore të Kosovës.

Territori i MV,  MBETET nën dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin vranësira të shumta gjatë orëvë të paradites, duke gjeneruar reshje shiu të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugperëndimore të vendit. Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes në MV do të jenë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të shpeshta të vranësirave.

MBETET me vranësira dhe mini-stuhi ere dhe breshëri Gadishulli Skandinav si edhe ishujt Britanikë. PO ashtu, stuhitë e erës dhe rrebeshet e shiut do të përfshijnë pjesërisht Ballknain si edhe brigjet e Egjeut NDERSA nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike PARAQITEN Europa Juglindore, gadishulli Iberik si edhe pjesa më e madhe e Europës Qëndrore KU moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta do të jenë prezente përgjatë gjithë 24-orëshit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments