Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURELuan Rama, në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit

Luan Rama, në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi ditën e djeshme një takim me temë krijimtarinë e shkrimtarit, ambasadorit e publicistit, Luan Rama. Botues, miq e adhurues të librit, ishin të pranishëm në mjediset e QKLL, ku biseduan mbi veprën e gjerë të Luan Ramës, i cili mes të tjerash njihet edhe si kineast e studiues arti. Në takim ishte edhe drejtoresha e QKLL, Alda Bardhyli. Luan Rama ka lindur në Tiranë në janar të vitit 1952. Ka mbaruar studimet universitare në Tiranë në fakultetin e Shkencave Politike, për gazetari (1975) si dhe më pas në Universitetin Parisi VII “Denis Diderot”, në Paris për komunikim, kinematografi dhe audiovizual. Ai ka qenë ambasador (1991-1992) në Paris, Francë dhe diplomat kulturor i Shqipërisë (1997-2001), duke e përfaqësuar vendin edhe në UNESCO. Gjatë aktivitetit të tij publicistik e diplomatik, Luan Rama ka botuar rreth 50 libra, brenda dhe jashtë vendit. Ai është një nga themeluesit e shoqatës franko shqiptare “Albania”, në Paris.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments