Në dy ditët në vijim, Shqipëria do të karakterizohet me mot të qëndrueshëm dhe me vranësira kalimtare, të cilat do krijojnë herë pas here momente shiu. Dita e diel do jetë ditë surprizash. Meteorologu, Akil Osmani thotë se i gjithë territori shqiptar do përfshihet nga reshjet e shiut. Krahas shiut, dita e diel do të karakterizohet me erë të fortë duke bërë që dallgëzimi në det të jetë i lartë. Sa i përket luhatje së temperaturave, pritet të ketë ulje me të paktën 5-6 gradë celsius. “Sot dhe nesër vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve, kalimit të vranësirave dhe më të dukshme vranësirat do jenë në zonat malore duke krijuar momente të pakta me pika shiu. Dita e diel do të sjellë ndryshim sa i përket situatës sinoptike pasi presim shtim vranësirash të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në të gjithë territorin shqiptar. Parashikohet që reshjet e shiut të jenë në formën e rrebesheve. Temperaturat e ajrit, sot dhe nesër, mbeten të larta, me maksimum 33-34 gradë celsius. Të dielën do të zbresin rreth vlerës 27-28 gradë. Ditën e diel do kemi fuqizim të parametrit të erës dhe deti do jetë i trazuar”, tha meteorologu./ n.m.abcnews.al
Moti në fundjavë/ E diela vjen me “surpriza”, temperaturat ulen me disa gradë
RELATED ARTICLES