Më 29 Shtator do kemi një tjetër hënë të plotë, por a mund të quhet ajo një superhënë?
Ne shohim një superhënë kur sateliti ynë natyror është më afër se normalja, duke u shfaqur deri në 14% më i madh dhe 30% më i shndritshëm në qiell se hëna e plotë më e dobët e vitit. Kjo për shkak se Hëna udhëton rreth Tokës në një orbitë eliptike, që do të thotë se është pak ovale, jo një rreth i përsosur. Pika në të cilën është më afër nesh quhet perigje hënore. Pika e kundërt, kur është më larg, njihet si apogje hënor.
Megjithatë, nuk ka një distancë të pranuar ndërkombëtarisht nga Toka në të cilën një hënë e plotë fiton titullin ‘super’, kështu që në varësi të këndvështrimit tuaj ose asaj që lexoni në internet spektakli i javës së ardhshme mund të jetë superhëna e tretë ose e katërt.
“Nuk ka një përkufizim të standardizuar se çfarë është një superhënë dhe ekzistojnë një sërë përkufizimesh të ndryshme”, thotë një astronom në Observatorin Mbretëror të Greenëich.
Bazuar në përkufizimin që ka miratuar Observatori Mbretëror Greenwich, një distancë fikse prej 360,000 kilometrash rreth 223,694 milje, Hëna do të jetë pak jashtë asaj dhe nuk do të llogaritet si një superhënë.
Sidoqoftë, super apo jo, një gjë që dimë me siguri për ngjarjen e javës së ardhshme është se do të quhet Hëna e plotë e Korrjes.
Nuk ka pikë për të hamendësuar pse iu dha ky emër, hëna e Korrjes është hëna e plotë më e afërt me ekuinoksin e vjeshtës, duke shënuar fillimin e sezonit të ri dhe kohën gjatë së cilës mblidhen të korrat e verës.
Në një vit kur hëna e plotë e tetorit është më afër ekuinoksit, e njohur zakonisht si hëna e gjahtarit, ajo do të marrë emrin Harvest dhe hëna e plotë e shtatorit kthehet në hënën e misrit.
Por sido që të jetë emri, super apo jo, hëna e plotë e javës së ardhshme do të jetë një pamje mahnitëse, dhe në varësi të motit. Me qiell të pastër, hëna e plotë do të jetë e lehtë për t’u dalluar, me kohën më të mirë për ta parë atë menjëherë pas perëndimit të diellit të premten, më 29 shtator.