Javët Kulturore Ndërkombëtare, në Tiranë folklori e tradita kineze

0
4

Muaji shtator mbyllet me Javën e Kulturës Kineze. “Nga data 25 shtator deri në 1 tetor, Kina e largët shpaloset me të gjitha ngjyrat e saj”, shkroi ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në rrjetet sociale. 7 ditët e kulturës kineze do të jenë të mbushuara me folklor, kulinari, cirk, ekspozitë fotografike, koncerte e festa në shesh. Javët Kulturore Ndërkombëtare (JKN) janë një nismë e Ministrisë së Kulturës që sjell në Shqipëri tingujt, imazhet, aromat dhe shijet e vendeve të ndryshme të botës. Pas një programi të suksesshëm përgjatë vitit 2022, ministrja e Kulturës, Elva Margariti vendosi të vijonte këtë program edhe në 2023-shin. Edicioni i dytë i JKN që nisi në maj, përfundon më 30 nëntor 2023. E konceptuar si një paradë kulturore ndërkombëtare, e shtrirë përgjatë gjithë vitit, JKN është vazhdimi, përfshirja dhe unifikimi nën një brand i një tradite disavjeçare të organizimit të javëve, dedikuar bashkëpunimit kulturor.