Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIShqipëria dhe SDC, marrëveshje për mbështetjen e urgjencave shëndetësore

Shqipëria dhe SDC, marrëveshje për mbështetjen e urgjencave shëndetësore

Qeveria shqiptare miratoi të mërkurën në parim marrëveshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane për mbështetjen, gatishmërinë dhe reagimin ndaj urgjencave shëndetësore, faza fillestare. Në mbledhjen e qeverisë me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u vendos miratimi në parim i kësaj marrëveshjeje. Ky është një projekt dypalësh bashkëpunimi dhe zhvillimi mes Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane. Konfederata Zvicerane përfaqësohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) e Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, e cila vepron përmes Ambasadës zvicerane në Shqipëri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments