Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky morën çmimin ”Global Citizen Award” në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Çmimet u jepen individëve “të cilët kanë kontribuar në promovimin e ndryshimeve pozitive në shoqëritë e tyre dhe që mishërojnë një angazhim për bashkëpunimin ndërkombëtar” çdo vit gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Çmimi ndahet nga Këshilli Atlantik, një organizatë joqeveritare e dedikuar për promovimin e marrëdhënieve transatlantike. Scholz tha se ishte i nderuar që mori çmimin së bashku me Zelensky. ”Lufta brutale e Rusisë kundër Ukrainës po zhvillohet në Evropë, por në të njëjtën kohë ajo përfaqëson një sulm ndaj parimeve themelore të rendit tonë ndërkombëtar”, theksoi ai. Zelensky ia kushtoi çmimin e tij ushtarëve që luftojnë kundër Rusisë dhe fëmijëve të vrarë nga terroristët rusë. Ai ia kushtoi gjithashtu “vendeve të guximshme që qëndruan me Ukrainën dhe e mbështetën atë”.