Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur sot se janë siguruar vaksinat falas ndaj gripit stinor për grupet e riskuara. Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu tha se “me nisjen e sezonit të vjeshtës, kemi siguruar vaksinimin falas ndaj gripit stinor për grupet e riskuara për 260 mijë qytetarë dhe 600 mijë doza vaksinash për COVID-19, shpërndarja e të cilave do të fillojë pas javës së dytë të muajit tetor”. Sipas saj, me planin vjeshtë-dimër vijojnë përgatitjet për vaksinimin dhe survejancën e virozave respiratore. “Me stafin e Institutit të Shëndetit Publik, në gatishmëri të plotë për përballimin e çdo situate, për të garantuar marrjen e shërbimit të duhur në qendrat shëndetësore”, tha Koçiu. Programi kombëtar i vaksinimit anti-COVID do të kombinohet me vaksinimin kundër gripit në të gjitha qendrat shëndetësore në vend.
Vaksinim falas ndaj gripit stinor për 260 mijë qytetarë, 600 mijë doza vaksinash për COVID-19
RELATED ARTICLES