Sunday, October 20, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIMikrofinanca: 39% e totalit të kredisë shkon në zonat rurale

Mikrofinanca: 39% e totalit të kredisë shkon në zonat rurale

Financimet nga institucionet e mikrofinancës kanë shënuar rritje të qëndrueshme vitin e fundit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, institucionet anëtare të mikrofinancës disbursuan rreth 201 mijë kredi, në rritje me 10.2 % krahasuar me një vit më parë. Sipas statistikave, rezulton se mikrofinanca financon rreth 39 % të klientëve në zonat rurale të vendit. Ndërkohë, raporti i kredive me probleme u ul në 5.2 %, nga 7.3 % që ishte një vit më parë. BSH-ja vlerëson se, ndikimi i mikrofinancës në ekonominë e vendit konstatohet i rëndësishëm sepse depërton në segmente që nuk mund të aksesojnë bankat. Sot mikrofinanca numëron një numër prej 1883 punonjësish, 281 degësh dhe 881 oficerë kredie që operojnë në të gjithë vendin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments