Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 58.5 % të gjithë tregtisë. Referuar raportit mbi tregtinë e jashtme të publikuar nga INSTAT, në periudhën janar – gusht të këtij viti, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 72.7 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51.5 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia me 29.4 %, Kina me 7.8 %, Turqia me 6.8 % dhe Greqia me 6.7 %. Gjatë këtij tetëmujori vendet me të cilat Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia me 11 %, Gjermania me 28.3 % dhe Kina me 23.2 %. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Kosova me 10 %, Greqia me 17.1 % dhe Spanja me 9.9 %. Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se gjatë këtij tetëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë Italia me 3.8 %, Turqia me 21.1 % dhe Greqia me 22.5 %. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe janë Kina me 31.5 %, Gjermania me 9.5 % dhe Zvicra me 78 %.
INSTAT: 72.7 % e eksporteve drejt vendeve të BE
RELATED ARTICLES