Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMI25 milionë euro eksportet e vajit të ullirit, rritje vjetore 665%

25 milionë euro eksportet e vajit të ullirit, rritje vjetore 665%

Të ardhurat nga eksportet e vajit të ullirit, këtë vit u shndërruan në një burim të mirë fitimi për fermerët kultivues, përpunuesit e vajit të ullirit dhe ekonominë e vendit. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur se, eksportet e vajit të ullirit arritën vlerën e 25 milionë eurove në 8-mujorin 2023, me rritje vjetore 665%. Falë angazhimit të MBZHR në bashkëpunim edhe me donatorët dhe komunitetin e agrobiznesit në vend, janë nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi për nxitjen e eksporteve të ullirit dhe vajit të ullirit kryesisht në tregun italian dhe europian. Vijimësia e eksportit edhe këtë sezon do të orientohet nga investimet për rritjen e kapaciteteve të magazinimit, selektimit të prodhimit dhe rritjen e cilësisë së prodhimit, për të cilën po punohet intensivisht nga autoritetet me aktorët e linjës. “Ciklet e prodhimit dhe të trajtimit të ullishteve janë rritur vitet e fundit, por mungojnë investimet në kapacitetet magazinuese. Fabrikat zakonisht e përpunojnë ullirin në favor të fermerëve kundrejt një tarife dhe nuk kanë tankera inoksi për ruajtjen e vajit në kushte optimale. Duke qene se mungojnë linjat profesionale të magazinimit dhe ruajtjes, vaji i ullirit u shit me çmime shumë më të ulëta se i vendeve të tjera”, shprehen ekspertët e fushës, të cilët theksojnë se pikërisht në këto drejtime po punohet fort. Të dhënat e tregtisë së jashtme tregojnë se një litër vaj ulliri u eksportua mesatarisht me 355 lekë. Gjithsej u eksportuan 7500 tonë vaj me një vlerë rreth 26 miliardë lekë në janar-gusht 2023.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments