Lakuriqët e natës mund të kenë të dhëna jetike për të mposhtur kancerin, ka zbuluar një studim. Hulumtimet tregojnë se evolucioni i shpejtë në këto krijesa mund të shpjegojë aftësinë e tyre për të pritur dhe mbijetuar infeksionet si dhe për të shmangur kancerin. Shkencëtarët, duke shkruar për revistën Genome Biology and Evolution, studiuan lakuriqin e frutave xhamajkane dhe lakuriqin mustaqe mezoamerikan. Ata krahasuan sekuencën e tyre gjenetike me një koleksion të larmishëm lakuriqësh dhe gjitarësh të tjerë.
Ekipi gjeti një sërë përshtatjesh gjenetike të dukshme te lakuriqët e natës duke përfshirë 46 që ishin të lidhura me kancerin. Armin Scheben, nga Cold Spring Harbor Laboratory në SHBA, tha: “Duke gjeneruar këto gjenoma të reja të lakuriqëve të natës dhe duke i krahasuar me gjitarët e tjerë, ne vazhdojmë të gjejmë përshtatje të reja të jashtëzakonshme në gjenet antivirale dhe antikancerogjene”. “Këto studime janë hapi i parë drejt përkthimit të kërkimeve mbi biologjinë unike të lakuriqëve të natës në njohuri të rëndësishme për trajtimin e sëmundjeve, si kanceri, te njerëzit.”