Sunday, October 20, 2024
HomePARASHIKIMI MOTITEuropa,Rajoni Moti-E Mërkurë,20 Shtator 2023

Europa,Rajoni Moti-E Mërkurë,20 Shtator 2023

Republika e Kosovës gjatë paradites do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash në të gjithë territorin e vendit. Ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites parashikohet që vranësirat të zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë Kosovën. MBETEN prezente reshjet e shiut gjatë mbrëmjes dhe natës në të gjithë territorin e Kosovës, POR më të fokusuara do të jenë në zonat veriperëndimore. Temperaturat e ajrit do të luhaten nga 11 gradë C Min deri në 31 gradë C Max.

Pjesa e parë e ditës; parashikohet të dominohet nga intervale me kthjellime dhe kalime të shpeshta vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Perëndimore dhe veriperëndimore të repubikës së Maqedonisë së Veriut. Ndërsa; në orët vijuese vranësirat do të shtohen duke sjellë rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të MV. Pritet që mbrëmja dhe nata vonë të dobësojnë reshjet në një pjesë të mirë të vendit, POR mbeten prezente në zonat Verilindore. Temperaturat e ajrit do të luhaten nga 11 gradë C minimaja deri në 32 gradë C maksimalja në rang territori.

Gadishulli i Skandinavisë si edhe mbretëria e Bashkuar, do të jenë nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu KU herë pas here do të jenë rrebeshe. Gjithashtu; nën dominimin e vranësirave konvektive dhe rrebesheve të shiut PARAQITEN Europa Lindore dhe Ballkani Verior. Ndërsa; e gjithë pjesa tjetër e kontienentit Europian do të dominohet nga moti i qëndrueshëm, duke bërë moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments