Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREIndia mohon akuzat për përfshirje në vdekjen e qytetarit kanadez

India mohon akuzat për përfshirje në vdekjen e qytetarit kanadez

Tensionet diplomatike midis Kanadasë dhe Indisë u përshkallëzuan pasi Otava akuzoi Nju Delhin për përfshirje në vrasjen e dyshuar të një qytetari kanadez. Qeveria indiane e quajti akuzën “absurde” përpara se të dëbonte një diplomat të lartë kanadez. Pasi kryeministri kanadez Justin Trudeau theksoi se ka “akuza të besueshme” që lidhin qeverinë indiane me vdekjen e shtetasit kanadez India mohon akuzat për përfshirje në vdekjen e qytetarit kanadez, Otava njoftoi dëbimin e një diplomati të lartë indian. Nijjar, një mbështetës i mirënjohur i një shteti të pavarur Sikh në territorin indian, shpesh i referuar si lëvizja Khalistan, u vra në qershor jashtë një qendre kulturore sikh në qytetin kanadez të Surrey. Ministria e Jashtme e Indisë theksoi në një deklaratë se pretendimet se qeveria indiane ishte e përfshirë “në çfarëdo akti dhune në Kanada janë absurde dhe të motivuara”. “Akuza të tilla të pabaza synojnë të largojnë vëmendjen nga terroristët dhe ekstremistët Khalistani, të cilëve u është ofruar strehim në Kanada dhe vazhdojnë të kërcënojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Indisë”, vazhdoi deklarata. ‘’Mosveprimi” i Kanadasë ishte një “shqetësim i vazhdueshëm dhe i gjatë. Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Kanadasë që të ndërmarrë veprime ligjore të shpejta dhe efektive kundër të gjithë elementëve anti-indianë që veprojnë nga territori i tyre”, përfundon deklarata.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments