Monumentet e kulturës dhe parqet arkeologjike që administrohen nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë gjatë sezonit turistik të këtij viti janë vizituar nga një numër i madh vizitorësh vendas dhe të huaj. Vlora është e vendosur në një pozicion mjaft të përshtatshëm në qendër të gjirit me të njëjtin emër. Një numër i madh sitesh arkeologjike dhe monumentesh përfaqësojnë periudhat e ndryshme të historisë së Vlorës. Qyteti bregdetar përmendet pothuajse në të gjithë itineraret e kohës perandorake romake, si dhe një skenë e përshtatshme për ata që vinin nga Hydrunti (Otranto) apo Brindisi, por në radhë të parë si stacion në rrugën nga Apolonia për në Butrint, ku sipas burimeve historike në antikitetin e vonë u kthye në qendër peshkopale dhe njëkohësisht ishte një nga tetë qendrat më të rëndësishme të provincës së Epirit të Ri. Trashëgimia kulturore e historia e jashtëzakonshme, së bashku me peizazhin e mrekullueshëm të gjirit të Vlorës dhe një sërë monumentesh natyrore përreth tij e kthejnë këtë qytet në një atraksion të pakrahasueshëm turistik. Lidhur me punimet e mirëmbajtjes, restaurimit, konsolidimit, në objektet monument kulture Kat. I-rë, pjesë e paketës së mirëmbajtjes të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë për vitin 2023, Feimi tha se “gjatë këtij viti kanë përfunduar punimet mirëmbajtëse në këto objekte: “Banesa me dy peristile”, e cila ndodhet në në Parkun Arkeologjik të Finiqit; “Kisha e Shën Mërisë”, e cila ndodhen në Fshatin Malçan të Bashkisë Finiq; “Puset e Vjetra”, të cilat ndodhen në Fshatin Dhrovjan të Bashkisë Finiq; “Kisha e Shën Mëhillit”, e cila ndodhet në Fshatin Kostar të Bashkisë Finiq; “Kisha e Shën Janit”, e cila ndodhet në Bashkinë Delvinë; Muri rrethues i “Kishës së Shën Mërisë Kameno”, e cila ndodhet në Bashkinë Delvinë; Porta e kishës së “Shën Kollit”, në Fshatin Mesopotam”.