Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Rodhon to Amarandon”, nga gratë minoritare të Sarandës

“Rodhon to Amarandon”, nga gratë minoritare të Sarandës

Teatri antik i Butrintit është gjallëruar nga këngët e vallet e një festivali folklorik. Ky është festivali i 4-të kulturor, i zhvilluar nga shoqata e Grave Minoritare të qytetit të Sarandës “Rodhon to Amarandon”, i cili u zhvillua në fundjavë. Në festivalin e organizuar në teatrin e Butrintit, morën pjesë grupe kulturore nga Shqipëria, Greqia, Qipro dhe Armenia. Qyteti i lashtë i Butrintit u mbush nga këngët, vallet dhe meloditë e bukura që përcollën grupet folklorike. Grupi folklorik “Rodhon Amarandon” është krijuar në vitin 2018 nga disa vajza e gra të minoritetit grek të Sarandës. Ka marrë pjesë në shumë veprimtari kulturore brenda dhe jashtë vendit. Ky grup folklorik ka përfaqësuar Sarandën në aktivitete të organizuara në Gjirokastër, Himarë, Selanik, Athinë etj, ku janë vlerësuar edhe me çmime te shumta . “Rodhon to Amarandon” erdhi në bashkëpunim me Bashkinë Sarandë dhe Parkun Kombëtar të Butrintit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments