Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi vlerësoi sot nivelin e lartë të përgatitjes të trupave të Batalionit të Parë të Këmbësorisë në stërvitjen ushtarake “Mnela-23”, teksa ndau në rrjetet sociale foto nga kjo stërvitje ushtarake. Ai u shpreh se, ata kanë treguar një performancë të shkëlqyer në të gjitha fazat e stërvitjes, duke përfshirë dislokimin e trupave dhe reagimin në situata të ndryshme në fushën e luftimit. “Batalioni i parë i këmbësorisë testoi kapacitetet operacionale në stërvitjen ushtarake “Mnela-23”. Trupat e batalionit të Vaut të Dejës demonstruan nivel të lartë përgatitjeje që nga faza e dislokimit e deri te situatat në fushën e luftimit”, shkroi Peleshi. Stërvitja “Mnela-23” është një komponent i rëndësishëm i përgatitjes ushtarake, duke ofruar një platformë për të vlerësuar dhe avancuar aftësitë e trupave në shumë aspekte të operacioneve ushtarake. Në këtë rast, trupat e Batalionit të Parë të Këmbësorisë kanë treguar se janë të gatshëm dhe të aftë për të përballuar detyrat dhe sfidat që vijnë me pjesëmarrjen në operacione ushtarake.
Peleshi: Batalioni i parë i këmbësorisë në stërvitjen“Mnela-23”
RELATED ARTICLES