Friday, October 18, 2024
HomeAKTUALITET'Në çdo shtëpi', nis Censi i Popullsisë, ç'duhet të keni parasysh

‘Në çdo shtëpi’, nis Censi i Popullsisë, ç’duhet të keni parasysh

Nga dita e sotme ka nisur Censi i Popullsisë dhe Banesave. Procesi do të vijojë për 6 javë, ku mbi 7 mijë e 500 anketues, mbikëqyrës dhe kontrollorë do të jenë në terren.

Nga dita e sotme, nis censi i popullsisë dhe shtëpive në Shqipëri. Ky proces do të zgjasë plot 6 javë. Për këtë proces do të dalin në terren mbi 7 mijë dhe 500 anketues, kontrollorë dhe mbikëqyrës.

Procesi i Censit do të realizohet në mënyrë digitale për regjistrimet, përmes një tableti.

Për çfarë është ky proces?

Regjistrimi do ofrojë të dhëna për popullsinë rezidente, karakteristikat demografike, sociale, të dhëna për strehimin, shëndetësinë, punësimin etj.

Pyetësorët janë me tetë module, me 100 pyetje. Në modulin për individët do të përfshihet një informacion i gjerë për statusin civil, arsimin punësimin e të tjera. Po ashtu, do të ketë modul për shtëpitë, sektorin e bujqësisë dhe sektorë të tjerë.

“Etniciteti, gjuha, feja”, janë tre pyetjet e vetme të formularit që nuk janë të detyrueshme për t’u përgjigjur nga të anketuarit.

Qytetarët që nuk duan apo nuk do t’u përgjigjen pyetjeve, por edhe në rastet kur japin përgjigje të rreme, ka penalitete të cilat nisin nga 50 mojë lekë gjobë.

Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 do të jetë Censusi i 12-të që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912, ku Censi i parë u krye në vitin 1923.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments