Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Meteorologia Lajda Porja thotë se deri ditën e mërkurë Shqipëria do jetë nën ndikimin e temperaturave të larta. “Parashikohet që kthjellimet të jenë dominante, mesi i javës, e enjtja, e premtja, dhe e shtuna do të sjellë vranësira dhe prezencë të reshjeve, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore veriore, megjithatë i gjithë territori mbetet i rrezikuar nga momente me pika shiu. Deri të mërkurën do mbetemi nën ndikimin e temperaturave të larta, ku maksimalja do të ngjitet deri në 35 gradë Celsius”, tha ajo. Pas ditës së mërkurë, temperaturat do të pësojnë rënie me 2-3 gradë në gjithë territorin. “Dita e enjte dhe e premte do të sjellë freskim të motit me të pakën 2 apo 3 gradë, ndërkohë e shtuna do të sjellë rritje temperaturash dhe e diela do jete paqëndrueshme, me vranësira, prezencë të reshjeve dhe termometri do të ngjitet jo më shumë se 33 gradë celsius”, shtoi ajo./ n.m.abcnews.al
Home PARASHIKIMI MOTIT Ulje temperaturash dhe reshje shiu, parashikimi i motit përgjatë javës | ABC...