Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREVitin e kaluar në vendet e BE-së u prodhuan 14.7 milionë biçikleta

Vitin e kaluar në vendet e BE-së u prodhuan 14.7 milionë biçikleta

Vendet e Bashkimit Evropian (BE) vitin e kaluar prodhuan rreth 14.7 milionë biçikleta. Zyra Evropiane e Statistikave (Eurostat), publikoi të dhënat lidhur me prodhimin e biçikletave për vitin 2022 të vendeve të BE-së. Sipas kësaj, prodhimi i biçikletave në vendet e BE-së vitin e kaluar u rrit me 10 për qind në krahasim me një vit më parë, duke arritur në 14.7 milionë. Ndërsa prodhimi i biçikletave për periudhën 2012-2022 u rrit me 29 për qind. Në mesin e vendeve të BE-së, vitin e kaluar më shumë biçikleta prodhoi Portugalia, gjithsej 2.7 milionë. Në prodhimin e biçikletave Portugalia pasohet nga Rumania me 2.6 milionë, Italia me 2.5 milionë, Gjermania me 1.7 milionë dhe Polonia me 1 milion.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments