Komisioni Evropian miratoi sot vaksinën shtesë të përshtatur kundër Covid-19 për t’iu përgjigjur nënvariantit Omicron XBB.1.5. “Vaksina e përshtatur me Spikevax XBB.1.5 e prodhuar nga kompania “Moderna” u autorizua në kohë për fushatat e vaksinimit sezonal, në vendet anëtare të Bashkimit Evropian”, thuhet në një njoftim për shtyp. “Autoritetet shëndetësore të BE-së rekomandojnë të rriturit dhe fëmijët nga 5 vjeç që kërkojnë vaksinim, të kryejnë një dozë të vetme, pavarësisht nga historia e tyre e vaksinimit”, tha komisioni. “Miratimi vjen pas një vlerësimi të rreptë të vaksinës nën mekanizmin e vlerësimit të përshpejtuar nga Agjencia Evropiane e Barnave”, thuhet në deklaratë. Një version i përditësuar i vaksinës kundër Covid-19, i prodhuar nga “BioNTech-Pfizer” është miratuar gjithashtu së fundmi.
BE miraton vaksinën “Moderna” për nënvariantin Omicron XBB.1.5
RELATED ARTICLES