Saturday, October 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREIotova: Mbështetje e vendosur e Bullgarisë për integrimin në BE

Iotova: Mbështetje e vendosur e Bullgarisë për integrimin në BE

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti sot zëvendëspresidenten e Bullgarisë, Iliana Iotova. Gjatë takimit, Nikolla vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira e të qëndrueshme mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, të cilat bazohen në miqësinë tradicionale e lidhjet historike, kulturore e njerëzore midis popujve dhe nënvizoi mundësinë dhe rëndësinë e avancimit të bashkëpunimit mes dy vendeve. Nikolla shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vendosur të Bullgarisë për integrimin evropian të Shqipërisë dhe nënvizoi se avancimi i gjashtë vendeve të BP drejt BE-së është e vetmja rrugë për të ardhmen e rajonit. Zëvendëspresidentja e Bullgarisë, Iliana Iotova falënderoi kryeparlamentaren Nikolla për vlerësimin e bashkëpunimit dypalësh dhe vuri në dukje se mbështetja e fuqishme e Bullgarisë për pranimin sa më shpejt të Shqipërisë në BE do të vazhdojë dhe njëkohësisht përcolli edhe mesazhin e Presidentit të Republikës, Rumen Radev, për këtë mbështetje. Kryetarja e Kuvendit, Nikolla dhe zëvendëspresidentja Iotova diskutuan edhe mbi intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, zbatimin e projekteve infrastrukturore dhe energjetike, bashkëpunimin në fushën e arsimit, kulturës, shkencës, zgjerimin e bashkëpunimit universitar etj., si edhe mbi komunitetin bullgar në Shqipëri, i cili jeton në bashkëjetesë e harmoni dhe gëzon të gjitha të drejtat si shtetas shqiptarë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments