Sunday, October 27, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTGoli i sulmuesit të Kombëtares shqiptare më i votuari në UEFA

Goli i sulmuesit të Kombëtares shqiptare më i votuari në UEFA

Goli i sulmuesit të Kombëtares shqiptare Jasir Asani është shpallur si më i mrekullueshmi për raundin e gjashtë kualifikues të EURO 2024. Goli i minutës së 37-të në fitoren e Shqipërisë 2-0 kundër Polonisë është zgjedhur më i bukuri në një votim në faqen zyrtare të UEFA-s. Kjo është hera e tretë që në këto kualifikuese golat e lojtarëve të Kombëtares votohen si më të bukurit. Për raundin e tretë ishte po Jasir Asani që me golin kundër Moldavisë mori vlerësimin si goli më i bukur, ndërsa edhe Nedim Bajrami në fitoren 1-3 kundër Ishujve Faroe meritoi këtë çmim simbolik pas votimit në UEFA.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments