Gadishulli i Krimesë ishte sërish vendi i sulmeve me dronë gjatë natës në luftën ruso-ukrainase. Sipas medias ukrainase, gjatë natës ka pasur shpërthime pranë qytetit perëndimor Yevpatoriya. “Një sistem modern i mbrojtjes ajrore S-400 u godit”, raportoi gazeta “Ukrainska Pravda”, duke cituar një burim në shërbimin sekret ukrainas. Ushtria ruse nuk ka konfirmuar ndonjë dëmtim gjatë natës në gadishullin, i cili u aneksua nga Rusia në vitin 2014. Gjithashtu, ushtria raportoi se kishte rrëzuar 11 dronë. Banorët vendas i filmuan shpërthimet gjatë natës dhe i postuan në internet, duke treguar zjarrin masiv. Zyra e shtypit e ushtrisë ukrainase tha se kishte disa objekte ushtarake në zonë të cilat ishin shënjestruar. “Ministria ruse e Mbrojtjes tha se një varkë patrullimi që i përkiste flotës së saj në Detin e Zi ishte shënjestruar nga dronët nënujorë. Dronët u shkatërruan”, tha ministria. Ukraina sulmoi dje me raketa, një kantier detar në qytetin e madh port të Sevastopolit, që thuhet se goditën doket, një anije të madhe zbarkimi dhe një nëndetëse.
Ukraina shënjestron objekte ushtarake ruse në Krime’
RELATED ARTICLES