Ministria e Drejtësisë njoftoi sot, se grupi i punës i ngritur për hartimin e Kodit të ri Penal, ka prezantuar përpara Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, draftin e hartuar prej tyre. Ministria e Drejtësisë njofton se grupi i punës prej dy javësh është angazhuar për përpilimin e kodit të ri penal. Në draft janë vendosur praktikat më mira penale të shteteve të Evropës dhe akteve ndërkombëtare ku Shqipëria aderon prej vitesh. “Ditën e sotme, në Pogradec, Grupi i Punës për Kodin e ri Penal ka prezantuar draftin e përgatitur para Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja”, njofton Ministria e Drejtësisë. “Përgjatë dy javëve të fundit, Grupi i Punës, i kryesuar nga prof. Arben Rakipi, ka punuar në mënyrë intensive, duke përfshirë në draft praktikat më mira penale të shteteve të Evropës, akteve ndërkombëtare ku Shqipëria aderon prej vitesh, si dhe standardet e jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Gjykatës së Lartë”, përfundon njoftimi i Ministrisë së Drejtësisë.