Gati katër dekada pas vdekjes së Enver Hoxhës, udhëheqësi që e ktheu Shqipërinë në një nga vendet më të izoluara të Europës, turizmi ka përjetuar një rritje shumë të shpejtë në muajt e fundit, shkruan në një artikull gazetari, Francisco de Zarate të botuar në të përdishmen spanjolle “El Pais”. Numri i vizitorëve të huaj në maj ishte 2,5 herë më shumë se në të njëjtin muaj të 2019. Vendi i vogël ballkanik ka tejkaluar shifrat e para pandemisë që nga vjeshta e vitit 2021, ndërsa destinacionet kryesore turistike si Franca dhe Italia nuk kanë arritur ende të kthehen në nivelet e mëparshme. Shqipëria ofron çmime të përballueshme, ujëra të pastër kristal dhe ekzotizëm. Këto janë themelet e fushatës së marketingut digjital që ka tërhequr mijëra turistë këtë verë, në një vend me një popullsi prej 2,8 milionë banorësh, të cilit i është dashur të rekrutojë më shumë punëtorë nga India, Bangladeshi dhe Pakistani, mes vendeve të tjera, për të përmbushur rritjen e kërkesës. “Nga pesë hotele ku kemi qëndruar, katër u hapën vitin e kaluar dhe një këtë vit”, tha Marcos Fernández, nga Madridi, Spanjë, i cili vizitoi Shqipërinë në gusht. “I gjithë vendi është në ndërtim e sipër”, shtoi ai. Shqipëria regjistroi një rritje prej 45% nga viti në vit, në numrin e lejeve të ndërtimit në vitin 2021, duke reflektuar një tendencë rritëse që, sipas të dhënave të qeverisë, u kryesua në vitin 2022 nga sektori i hotelerisë, i cili regjistroi një rritje prej 55% në biznes.
“El Pais”: Shqipëria, destinacioni i ri i udhëtimeve
RELATED ARTICLES