Një delegacion i Senatit të Republikës Çeke, i kryesuar nga Zëvendëspresidenti, Jírí Oberfalzer kanë zhvillua një vizitë zyrtare në Shqipëri për intensifikim të bashkëpunimit në fushën e turizmit dhe mjedisit. Në mjediset e Ministrisë së Turizmit dhe të Mjedisit, delegacioni çek u pritën nga Zv/ministrja Vilma Bello, Drejtoresha e Përgjithshme e AKT-së Zana Çela dhe ekipi i MTM-së. Bello shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe promovimin e Shqipërisë nga ana e Çekisë këtë vit, duke theksuar se numri i turistëve çekë, që kanë pushuar në vendin tonë është rritur me 44% krahasuar me vitin paraardhës. Në takim u diskutua mbi intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit dhe mjedisit, mundësinë e binjakëzimit ndërmjet njësive tona vendore me ato çeke, për të promovuar modele suksesi në menaxhimin e turizmit dhe të mjedisit, si dhe turizmin natyror, detar, kulinar, kulturor etj. Një pikë e rëndësishme ishte diskutimi mbi interesin e palës çeke për investimet strategjike në fushën e turizmit.
Shqipëri-Çeki,bashkëpunim në fushën e turizmit dhe mjedisit
RELATED ARTICLES