Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEBimët mjekësore dhe aromatike, në Korçë, rritet kërkesa

Bimët mjekësore dhe aromatike, në Korçë, rritet kërkesa

Qarku i Korçës njihet për kultivimin e bimëve mjekësore dhe aromatike që nuk i gjen në asnjë cep tjetër të vendit. Bëhet fjalë për lule aguliçen, murrizin me fletë, fletë hithrën, lule shtogun, balsamin dhe fletën e qumështores. Fermeri Gjergji Çibuku prej vitesh i është dedikuar këtij sektori të bujqësisë. Ai kultivon disa prej këtyre bimëve të rralla ndërsa thotë se prodhimin e eksporton drejt vendeve evropiane. “Kultivoj bimë të certifikuara bio për tregun europian. I eksportojmë në vendet e Europës, Gjermani, Itali apo dhe Zvicër”, thotë ai. Çibuku thotë se vitet e fundit në treg ka kërkesë të lartë për dëllinjën e zezë, një bimë me përdorim të shumëfishtë, prodhimi i së cilës shkon deri në 500 ton në vit si edhe për fletën e qumështores. Çibuku këshillon fermerët e rinj që t’i dedikohen këtij sektori pasi tregu i shitjes është i garantuar dhe të ardhurat që sigurohen janë mëse të kënaqshme. Rreth 80% e bimëve mjekësore e aromatike në të gjithë Shqipërinë, kultivohen në Qarkun e Korçës. Zonat më potenciale për kultivimin e tyre janë Bashkia e Kolonjës, Devollit, Maliqit dhe Pustecit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments