Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREGREQI – Ujërat e përmbytjeve tërhiqen, më shumë viktima pritet të raportohen

GREQI – Ujërat e përmbytjeve tërhiqen, më shumë viktima pritet të raportohen

Ujërat e përmbytjeve në Greqinë qendrore që shpërngulën mijëra banorë, vazhdojnë të tërhiqen, ndërsa autoritetet janë të shqetësuara se ndërsa niveli i ujit ulet, do të gjenden më shumë trupa, raportoi media greke. “Niveli i lumit Pinios aktualisht, qëndron në rreth 8 metra, nën kulmin e tij prej 10 metrash”, raportoi gazeta “Kathimerini”. “Ekziston frika se do të gjenden më shumë viktima ndërsa ujërat vazhdojnë të tërhiqen”, thuhet në raport. Shkalla e shkatërrimit po del dalëngadalë në dritë. “Dëmi ka të ngjarë të arrijë në miliarda euro”, vlerësojnë ekspertët. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis u takua me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Strasburg, ku diskutuan ndihmën e BE-së për katastrofën. Autostrada më e rëndësishme e Greqisë midis metropoleve të Athinës dhe Selanikut mbeti e mbyllur në qytetin e Larisës për shkak të përmbytjeve

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments