Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTFusha e re në kompleksin e klubit “Dinamo”

Fusha e re në kompleksin e klubit “Dinamo”

Një tjetër fushë i shtohet qytetit të Tiranës dhe më konkretisht në kompleksin e ri të klubit “Dinamo”. Bëhet fjalë për një investim të përbashkët mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe klubit të “Dinamos”, që vjen në vazhdën e investimeve të rëndësishme në infrastrukturë dhe projektit madhor “100 fushat” të FSHF-së. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, inspektoi sot fushën e re që ndodhet në Arbanë, së bashku me presidentin e “Dinamos”, Ardian Bardhi, por edhe ambientet e reja të klubit, që konsistojnë në një hotel e restorant, apo të gjitha lehtësirat e tjera që i nevojiten një klubi. Në këtë inspektim ai u takua edhe me disa nga ish-futbollistët e njohur të klubit dinamovit, që tashmë janë pjesë e stafit drejtues e teknik të klubit. Investimi i fundit është kryer me bashkëfinancim të FSHF, e cila ka kontribuar me një shumë të konsiderueshme për tapetin dhe vendosjen e fushës si edhe me ekspertët e saj që kanë bërë të mundur ndërtimin e një fushe mjaft të mirë e ku mund të stërviten shumë të rinj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments