Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMetsola: BE-ja të reformohet me një numër më të madh vendesh anëtare

Metsola: BE-ja të reformohet me një numër më të madh vendesh anëtare

Evropa duhet të jetë e gatshme për reforma dhe të pranojë se ajo që funksionon për numrin e tanishëm të anëtarëve të Bashkimit Evropian nuk do të funksionojë me një numër më të madh, deklaroi sot kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola. Ajo u përqendrua në nevojën e rishikimit të marrëveshjes të BE-së, për të cilën PE-ja është angazhuar në rezolutën e vitit të kaluar, që të përmbushen shpresat e qytetarëve dhe propozimet e Konferencës për të ardhmen e Evropës. “Nuk mund të justifikohet fakti se kemi kaluar një vit e gjysmë të Konferencës për të ardhmen e Evropës me përfundime të shkëlqyera dhe deklarata shumë të mëdha, ndërsa më pas asgjë. Duhet të jemi të gatshëm të pranojmë se ajo që funksionon për 27 vendet anëtare nuk do të funksionojë për 32, 33 apo 35 vende anëtare dhe se duhet të jemi gati për reforma”, theksoi Metsola. Ajo shtoi se nuk bëhet fjalë vetëm për një politikë të përbashkët bujqësore apo për heqjen e unanimitet në politikën e jashtme, por se politikanët duhet të kuptojnë se BE-ja është “më e fortë dhe më e sigurt edhe politikisht dhe ekonomikisht nëse është më e madhe”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments